Fier, Meta: LSI do të kërkojë përmirësim të paketës për biznesin fason
LSI do të vijojë të kërkojë përmirësimin e paketës për biznesin fason pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë këtij lloj biznesi.Gjatë takimit me bizneset fasone në qytetin e fierit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta përgëzoi pronarët e kompanive që bëjnë të mundur punësimin e qindra grave e vajzave dhe kontribuon në rritjen ekonomike të vendit."Dua të shpreh kënaqësinë që vizitoj këtë aktivitet jashtëzakonisht cilësor dhe produktiv të ngritur me kaq mund dhe me kaq sukses për ato produkte të cilat shkojnë në tregjet më të njohura dhe më cilësore të Europës. Padyshim që kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe e cila ka të bëjë jo vetëm me punësimin e sigurt të qindra grave dhe vajzave këtu, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me kontributin për rritjen ekonomike të vendit".Mbështeja e parlamentit me ndërhyrjne e LSI ka sjellë efekte pozitive për biznesin fason por kreu i kuvendit këkron që kjo paketë të monitorohet herë pas here.“Padyshim që ka rëndësi që paketa në mbështetje të biznesit fason të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të bëhen përmirësime gjithnjë dhe me të përshtatshme në mënyrë që ky biznes të ecë në rrugë të sigurt drejt rritjes së tij, por njëkohësisht të rrisë gjithnjë e më shumë mundësitë për të realizuar ciklin e mbyllur, brenda vendit, që të shtohen sa më shumë prodhimet 'Made in Albania’”Gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2014 me këmbnguljen e LSI qeveria përcaktoi nivel më të ulët taksash për bizneset fasone, që në fakt sipas ekspertëve të ekonomisë nuk janë gjithësesi drejtime orientuese për zhvillimin ekonomik të vendit.