Galeria e Beratit hap ekspozitën e artistit suedez August Strindberg

Berat - Punimet e artistit suedez August Strindberg, vazhdojnë të mahnisin publikun edhe 100 vite pas vdekjes së tij.“Jam djalosh i djallëzuar me shumë talente për të treguar", kështu është titulluar ekspozita e organizuar në Berat nga Ambasada Suedeze në Shqipëri.Në ekspozitë ngjyrat e pikturës bashkohen me emocionet e blicit të fotografive.Drejtori i Galerisë së Arteve, Nezir Ago dhe kurator i kësaj ekspozite, shprehet se artisti vjen me krijimet e tij në pikturë dhe fotografi, duke vënë veten në role të ndryshme e duke sjellë portrete dhe autoportrete psikologjike, ndërsa pikturat e tij paraqesin kryesisht detin si burim frymëzimi.Ekspozita vjen në Berat pas prezantimit në Muzen Kombëtar në Tiranë dhe prezantimit në Maqedoni./nzh/oranews.tv/