Mediat shqiptare pasqyrojnë intervistën e Ramës në Tonight Ilva Tare
Intervista e Ramës në "Tonight Ilva Tare" ka gjetur pasqyrim në shtypin e ditës dhe në faqet e lajmeve online.Qëndrimi i Ramës për përfshirjen e Konstandin Xhuvanit në masakrën e 4 nëntorit në Tiranë dhe dalja e tij në krah të deputetes së dorëhequr Luiza Xhuvani kanë tërhequr më shumë vemendje e gazetave."Mapo" shkruan na faqe të parë Rama: Me Luiza Xhuvanin kam bërë gjënë e duhur, do ta bëja prapë. Ndërkohë shkrimi në brendësi pasqyron një pjesë të mirë të intervistës ku pikat kryesore janë reforma në drejtësi, guvernatori, marrëdhënia me opozitën por edhe vizita në Serbi.Ndërkohë edhe "Gazeta Shqiptare" është fokusuar tek deklaratat për djalin e Luiza Xhuvanit: Shkrimi mban titullin: Edi Rama: Konstandi u lirua në kohën e PD, me Luizën bëra gjënë e duhur, do ta bëja prapë."Panorama" shkruan: Konferenca me Xhuvanin, Rama: Bëra gjënë e duhur. Asnjë lidhje mes Luizës si deputete dhe djalit të saj si një person problematik me drejtësinë. Shkrimi fokusohet edhe tek deklaratat e Ramës për debatin brenda PS, ndryshimet në qeveri dhe marrëdhëniet me presidentin."Koha Jonë" në faqe të parë shkruan: Rama: më duhen 4 vjet për premtimet, ndërsa shkrimi pasqyron reagimet e Ramës për akuzat e një shteti policor dhe sistemin e drejtësisë.E përditshmja "Tirana Observer" ka zgjedhur për titull: Për Luiza Xhuvanin shumica e opinionin publik është me mua. Ndërkohë intervista është pasqyruar gjerësisht edhe në faqet e agjensive online të lajmeve.