Turqia i premton ndihmë Irakut në luftën kundër IS
Turqia ka premtuar të ofrojë ndihmë më të madhe ndaj forcave irakiane në luftën kundër organizatave ekstremiste si Shteti Islamik.Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm turk, pas takimit me homologun e tij irakian Al Xhafari në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Turqi, me synim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për të të ndihmuar Irakun, pas thirrjeve për ndihma ushtarake dhe humanitare në luftën kundër militantëve ektremistë.Grupet ekstremiste kanë marrë nën kontrroll territore të mëdha në Siri dhe Irak gjatë këtij viti, situatë e cila tha Çavusoglu duhet të zgjidhjet me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.Ai i bëri thirrje vendeve të tjera të ndihmojnë në këtë luftë të vështirë, duke specifikuar se një vëmendje kaq e madhe në Kobani nuk është e nevojshme, pasi ka shumë zona të tjera që kanë nevojë për mbrojtje.Turqia dhe Iraku kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar gjatë mandatit të ish-kryeministrit irakian Nuri al-Maliki, pasi kishin kënvdbvështrime të ndryshme mbi çështjen e debatueshme të kurdëve të Sirisë.Ndërkaq situata paraqitet e rëndë në Kobani, ku në videot e postura në rrjetet sociale, ajo që duket qartë, është kufta mes kurdeve dhe Shtetit Salami, por nuk kuptohet qartë se cila nga palët ka përparur ne betejën e përgjakshme.