Pas humbjes, Obama kërkon mbështjetjen e republikanëve
Udhëheqësi i ri republikan i Senatit të SHBA-së dhe Presidenti Barack Obama, kanë premtuar dhënien fund të ngërçit politik.Republikanët arritën fitore historike në zgjedhjet afatmesme dhe tani kontrollollojnë të dyja dhomat legjislative.Udhëheqësi i ardhshëm i Senatit Mitch McConnell tha se ai do ta bëjë joefektive funksionin e Senatit dhe do të kalojë faturat.Kurse Presidenti Obama, një ditë pasi partia e tij u përball me kritika të shumta për humbjen në zgjedhje tha se ai do të vazhdojë rrugën e tij për të çuar përpara politikat e emigracionit para fundit të këtij viti, por u bëri thirrje republikanëve për bashkëpunim në mbështetje të planeve të tij.Në një konferencë për shtyp, ai u kërkoi rivalëve politikë, të cilët tashmë kanë maxhorancën në Senat, të bashkohen me përpjekjet e tij në politikat e emigracionit.“Para përfundimit të vitit, ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të përmirësuar funksionimin e sistemit tonë të imigracionit. Kjo do të na lejojë të rrisim burime shtesë në kufi, gjë për të cilën shumica e amarikanëve janë të shqetësuar. Njëkohësisht do t`iu kërkoj edhe republikanëve qasjen e tyre në këtë çështje, por sigurisht nuk do të rrimë në pritje, ne do të veprojmë”Zgjedhjet afatmesme të së martës i dhanë republikanëve kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit për herë të parë që nga zgjedhjet e 2006 dhe për të parën herë që kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë, rreth gjashtë vjet më parë.Presidenti Barak Obama zhvilloi një bisedë me senatorin Mitch McConnell, i cili është gati të bëhet kreu i ri i shumicës së Senatit dhe me të cilin Obama ka një marrëdhënie të ftohtë.Obama deklaroi për gazetarët se ai padyshimim që do të ndante një pije të përzemërt me rivalin e tij politik, dhe e priste një mundësi të tillë.