Zgjedhjet, Rama: Pa opozitën nëse Kushtetuesja i thotë PO ‘territorit’
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka hequr çdo dyshim për rrezikimin e zgjedhjeve vendore për shkak të mundësisë së bojkotit nga opozita.Në Tonight Ilva Tare, Rama deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhjet vendore me ose pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike, nëse gjykata Kushtetuese konfirmon ligjshmërinë e reformës territoriale.“Është e drejtë e opozitës për të hyrë ose jo në zgjedhje. E ka thënë dhe paraardhësi im. Në këtë pikë jam dakord me të. Zgjedhjet bëhen, kush forcë do të marrë pjesë në zgjedhje merr, kush forcë nuk do të marrë pjesë nuk merr. Çfarë problemi ka këtu?Flasim për një parti njëherë, se ka shumë parti.Vendos të bojkotojë zgjedhjet i bojkoton.Çfarë problemi ka këtu? Nëqoftë se gjykata Kushtetuese do të shprehet dhe do të thotë që kjo që ne kemi bërë.. dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë çuar në gjykatë Kushtetuese se ne do të kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese.Nëse gjykata Kushtetuese do të thotë ky është vendim antikushtetues sigurisht që ai vendim do të bjerë. Nëse do të thotë se vendimi është kushtetues, çfarë do të bëjmë, nuk do të hymë në zgjedhje?Nuk ka asnjë vendim të gjykatës Kushtetuese që ne nuk e kemi zbatuar.S’ka nevojë për nëse… Nuk ka mundësi të mos zbatohet vendimi i gjykatës Kushtetuese” deklaroi Rama.Një kandidat për bashkinë e Tiranës nuk e ka ende, duke përgenjështruar kështu edhe sondazhin e bërë publik në mediat. Për shefin e qeverisë, ky është problemi i fundit i PS dhe koalicionit qeverisës PS-LSI.“Nuk kam menduar emër për bashkinë e Tiranës.Nuk kam menduar dhe nuk kemi menduar konkretisht asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Nuk është problemi ynë, është problemi ynë i fundit t’ju them të drejtën, sepse problemi ynë themelor është si ta bëjmë Shqipërinë të funksionojë shumë më mire, sepse refoRma që kemi bërë është reforma më e rëndësishme besoj unë e këtyre 20 viteve. Ajo reforma territoriale, në të mirë të popullit shqiptar dhe në të mirë të qytetarit shqiptar”.Shefi i qeverisë ka sqaruar dhe tensionet e ngritura në grupin parlamentar të PS, të cilat kulmuan me krikat ndaj Minsitrave të Gramoz Ruçit në parlament.“Marrëdhëniet janë shumë të mira.Këto nuk i konsideroj fare si çështje me interes publik dhe nuk i konsideroj fare arsye për të humbur kohën time.Ne këto gjëra i kemi pjesë organike të të qenit tonë në AND e PS. Është Parti Demokratike PS. Është partia ku jo vetëm socialistët, por dhe demokratët kanë të vetmin model demokratik të një partie. Këto nuk janë fare probleme”.