Ujësjellësi i Kukësit jetim, bashkia: Nuk e marrim në dorëzim, punimet pa cilësi
Kukës - Bashkia e qytetit të Kukësit ka refuzuar të marrë në dorëzim ujësjellësin e ri të qytetit duke hedhur poshtë kërkesën e Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve.Kryetari i bashkisë, Hasan Halilaj, tha se Ministria duhet të zgjidhë njëherë konfliktin e krijuar, pasi ujësjellësi i ri nuk plotëson standartet dhe se kompania zbatuese e projektit po përballet me gjyq.“Drejtoria e Ujësjellësit dhe Asambleja vendosën që ky investim të mos merret në dorëzim nga ana jonë, për të vetmin fakt që është një investim i papërfunduar. Njëkohësisht është një investim që lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh kryetari i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj.Ujësjellësi i ri i qytetit të Kukësit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2007, me një vlerë prej 3.5 milion euro, dhe është përfunduar pranverën e këtij viti.Por për shkak të punimeve me cilësi të dobët, rrjeti është dëmtuar disa herë ende pa u vënë në punë, duke sjellë më shumë probleme sesa ujë në shtëpitë e kuksianëve./nzh/oranews.tv/