Kim Jong në publik pa bastun
Është shfaqur sërish në publik lideri i Koresë së Veriut. Mediat shtetërore publikuan foto të Kim Jong Un, duke ecur pa ndihmën e bastunit, i cili kohët e fundit kishte ngritur dyshime dhe aludime të shumta për gjendjen e tij shëndetësore.Edhe pse të publikuara sot, rrjeti KRT thotë së fotot janë shkrepur të hënën dhe të martën gjatë një takimi të kreut të Koresë së Veriut me zyrtarë të ushtrisë vendase.Në muajin tetor mediat shtetërore publikuan fotot të Kim Jong Un, i cili ecte me ndihmën e një bastuni, pas një mungesë në publik prej 30 ditësh.Zhdukja një mujore dhe shfaqja me bastun bënë që të ngrihen pikëpyetje jo vetëm për pozicionin e tij politik, por edhe për shëndetin e tij.Spekulimet shkuan deri aty sa Kim mund të vuajë nga një sëmundje shumë e rëndë dhe mbase do të tërhiqet nga kreu i vendit.Por gjatë kësaj kohe çdo aludim po bie poshtë, pasi lideri i Koresë u shfaq sot pa bastun, duke dhënë çmimet për oficerët ushtarakë në takimin e komandantëve të batalionit dhe instruktorëve politikë.Sipas mediave vendase një ngjarje e tillë ndodh pas tetë vjetësh dhe e fundit e ngjashme u organizua në 2006, i drejtuar nga Kim Jong II.