Nxënësit e masakruar, Meksika përkujton 43 viktimat e Guerreros

Meksikë - Qindra persona u mblodhën në sheshin “Zocalo” në Mexico City për të kujtuar 43 nxënësit e humbur.Ata ndezën qirinj për nxënësit e zhdukur  muajin e kaluar në shtetin e trazuar Guerrero, dhe ku dyshohet se mund të jetë kryer një masakër.Shumë prej tyre mbanin në duar foto të të humburve, për të cilët thuhet se janë dorëzuar në duart e bandës kriminale të quajtur “Guerreror Unidos” nga vetë policia lokale dhe pastaj janë varrosur në varre masive.Një banore, Rosa Margarita, thotë për “Reuters” se ata do të qëndrojnë në shesh 43 orë si symbol për 43 nxënësit e zhdukur.Pavarësisht dhjetëra arrestimeve dhe zbulimit të eshtrave për të paktën 38 trupa të varrosur në kodrat rreth Igualas, ende asgjë nuk është identifikuar nëse bëhet fjalë pikërisht për nxënësit e humbur.Më herët, të marten, autoritetet meskikane arrestuan kryetarin e Igualas, Jose Luis Abarca dhe gruan e tij, të dyshuar si  organizatorë të rrëmbimit, një rast që nxjerr në pah korrupsionin dhe marrëveshjen e fshehtë mes politikanëve dhe bandave të drogës në të gjithë Meksikën.Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka premtuar luftë të ashpër për bandat kriminale, ku deri tani ka arrestuar liderët kryesorë të tyre.