Pas dështimit të parë, “Virgin Galactic” po ndërton anije të re kozmike
Me një përkushtim stoik, punëtorët e kompanisë “Virgin Galactic” po ndërtojnë anijen e re hapësinore, e cila tregon edhe premtimin e kreut të kompanisë, Richard Branson, se udhëtimet në hapësirë do të vijojnë pavarësisht aksidentit të fundit të ndodhur në Kaliforni.George Whitesides, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë, thotë se po punojnë shumë për të çuar përpara vizionin e Branson, që njerëzit të udhëtojnë në hapësirë.Ai shton se gjithashtu është e rëndësihme puna edhe për stafin, pasi sipas tij ata e kanë pasion këtë profesion dhe u shërben si një lloj terapie.George shprehet se po punohet me ritme të larta për të ecur përpara.Sipas tij, “Virgin Galactic” do të ketë gati anijen e re hapsinore vitin e ardhshëm dhe testimet në terren do të kryen në muajin qershor.Ndërkaq kompania dhe hetuesit njëkohësht po punojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në rrëzimin e anijes hapësinore në Kaliforni gjatë një udhëtimi prove, ku një nga pilotët humbi jetën dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.Anija kozmike, e ideuar nga Branson për të çuar turistët e pasur në hapësirë u përplas gjatë një fluturimi prove.Më shumë se 800 persona kanë paguar ose kanë lënë kapar për të fluturuar me anijen kozmike, e cila mund të udhëtojë deri në 45.000 metra lartësi.