Vrasja, Didi falenderon komisariatin 1 dhe “Shqiponjat”: Vepruat në kohë

Tiranë- Vetëm një ditë pas vrasjes së 4-fishtë në kryeqytet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë me efektivat e Patrullave Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, të cilët morën pjesë në kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes kriminale.Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, theksoi se ishte vërtet e nevojshme t’i falenderonte nga afër, për veprimet e shpejta dhe profesionale mbi ngjarjen.“Të gjithë ne, kemi filluar një jetë tjetër, duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, në paqe, por mbi të gjitha pa frikë. Pa frikë nga krimi, nga korrupsioni dhe nga paligjshmëria. Një shoqëri, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, duke ju kërkuar që të jeni rojtarët e vlerave të përbashkëta.E pashë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju takoja dhe t’ju falenderoja për veprimet e djeshme. Nga shpejtësia dhe shkathtësia Juaj, nga guximi i patrullave dhe Repartit Shqiponja, ku u finalizua me kapjen e autorëve, sigurimin e provave në vendngjarje por dhe gjithë veprimet e kryera, treguan që kemi një polici që ka filluar të vet veprojë dhe jo të pres urdhëra nga eprorët”.Pavarësisht se ngjarja ishte shumë e rëndë, theksoi  Didi,"reagimi juaj tregoi se  Policia e Shtetit është në këmbë dhe ju përgjigjet këtyre situatave me profesionalizmin e duhur".Kryekomisari deklaroi me tej se veprimi i djeshëm duhet te bëhet shembull në çdo komisariat duke promovuar vlerat.“Po maturohemi dhe po jepni rezultatet e duhura. Falenderoj eprorët Tuaj dhe në veçanti Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë si pararojë e të gjitha veprimeve si dhe Repartin Shqiponja. Ky veprim i djeshëm, dua të motivojë dhe të gjithë efektivat e tjerë, të bëhet shembull në çdo komisariat duke promovuar vlerat.Pavarësisht se ngjarja ishte shumë e rëndë, reagimi juaj tregoi që Policia e Shtetit është në këmbë dhe ju përgjigjet këtyre situatave me profesionalizmin e duhur. Më pas Drejtori i Përgjithshëm, ka theksuar si të rëndësishme vazhdimin e stërvistjes dhe qitjes me të gjithë efektivat, siç kemi bërë deri më tani me Shqiponjat”.