Masakra në Tiranë, Akuza: Xhuvani vrau 4 personat në lokal. Lirohet Alban Ballcaj

Tirane- Këtë herë nuk duket se ka më alibi. Zyrtarisht Konstandin Xhuvani akuzohet si njeriu që shkrehu të 6 plumbat e pistoletës së tij për të vrarë 4 persona në lokalin në fund të rrugës së Elbasanit, mëngjesin e 4 nëntorit.Prokurori që drejton hetimet për zbardhjen e ngjarjes i ka komunikuar në qeli dy të arrestuarve akuzat zyrtare.26-vjeçari Konstandin Xhuvani, djali i deputetës së tërhequr socialiste Luiza dhe regjisorit prej kohësh larg filmit Gjergj Xhuvani ka dëgjuar nga goja e prokurorit Erjon Pano akuzën për vrasjen e 4-fishtë."Konstandin Xhuvani akuzohet për vrasje në rrethana cilesuese kundër dy apo më shume personash"Ekspertiza balistike ka nxjerrë përfundimin se 4 viktimat janë qëlluar nga një armë e vetme duke rrëzuar poshtë pretendimin e parë se ka pasur shkëmbim zjarri.Ndërsa plumbat që kanë qënë fatal për jetën e 4 të rinjëve kanë dalë nga arma me të cilën është kapur në dorë Kostandin Xhuvani.Hetuesit janë në pritje edhe të ekspertizës toksikologjike për të kuptuar ndikimin e alkolit dhe narkotikëve tek autori i dyshuar i vrasjes.Lehtësuese ka qënë akuza e formuluar për mikun e Xhuvanit, Erald Sida.Nga hetimet e deritanishme Erald Sida rezulton se nuk ka marrë pjesë në vrasje. Akuza ndaj tij është përkrahje e autorëve të krimit dhe dhënie parash për ushtrin prostitucioni.Pa asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë ka rezultuar 18-vjeçari Albano Ballcaj, kushëri i viktimës Arbër Demiri dhe për këtë arsye është lënë I lirë nga policia. Në këtë mënyrë zyrtarisht Kostandin Xhuvani është i akuzuari i vetëm si autor i vrasjes së Arbër Demiraj, 19 vjeç vrasje e kryer me shumë mundësi gabimisht megjithëse mbetet ende e paqartë. Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç, Giampaolo Azzolo, shtetas italian, 60 vjeç. Edhe ky i fundit i vrarë gabimisht.Xhuvani në qeli: Nuk mbaj mendNdërkaq vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarit kryesor Konstandin Xhuvani dhe mikut të tij Erald Sida që i qëndojnë versionit se nuk mbajnë mend asgjë dhe nuk pranojnë autorësinë e krimit.Viktimat e masakrës së djeshme janë Arbër Demiraj, 19 vjeç, Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç, Giampaolo Azzolo, shtetas italian, 60 vjeçKu u arrestuan tre autorët e dyshuarZyrtarisht policia njoftoi dje se tre të dyshuarit si autorë të krimit ishin arrestuar pak minuta pas vrasjes e cila u raportua në polici në orën 04: 22 minuta.“Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sida është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik.Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parëpasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Alban Ballcaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë."Fotot e viktimave dhe autorëve të dyshuar [caption id="attachment_415978" align="aligncenter" width="411"]Në foto viktima Arbër Demiraj Në foto viktima Arbër Demiraj[/caption] [caption id="attachment_415979" align="aligncenter" width="411"]Në foto viktima Edison Jaho Në foto viktima Edison Jaho[/caption] [caption id="attachment_415954" align="aligncenter" width="411"]Në foto viktima Enea Xhaj Në foto viktima Enea Xhaj[/caption] [caption id="attachment_415980" align="aligncenter" width="411"]Në foto viktima Giampaolo Azzolo Në foto viktima Giampaolo Azzolo[/caption] [caption id="attachment_415956" align="aligncenter" width="411"]Në foto i dyshuari për vrasjen Konstandin Xhuvani Në foto i dyshuari për vrasjen Konstandin Xhuvani[/caption] [caption id="attachment_415957" align="aligncenter" width="411"]Në foto Alban Ballcaj Në foto Alban Ballcaj[/caption]