Borxhi 150 mln euro për energjinë, BB e kushtëzon me heqjen e fashës

Qeveria Shqiptare firmosi sot me Banken Botërore marrëveshjen për fondin prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri.Marrëveshja është firmosur nga drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahsin Sajed dhe Ministri i Financave,Shkëlqim Cani.Kredia me terma maturimi 22.5 vjet, me interes 1.5% dhe me 7 vitet e para pa interes do të ndihmojë në përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë, uljen e nivelit të humbjeve në rrjet, rritjen e nivelit të faturimit, etj.Dhënia e këtij fondi u miratua më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore me qëllim mbështetjen e reformave në këtë sektor, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.Gjiknuri: Brenda 2019-s, humbjet në rrjet nga 40% në 17%

Gjiknuri: Brenda 2019-s, humbjet në rrjet nga 40% në 17%  - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/energjia-bb-fasha-300-kw-duhej-hequr55-mld-lek--humbje-249953.html#sthash.tWKh6TPj.dpuf
Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh se situata në cilën ndodhej sektori energjetik në vend mbante larg çdo investitor duke theksuar si shkaqe rreth 217 milionë dollarë humbje dhe konfliktin ligjor me CEZ.3“Marrja e kësaj mbështetje u bë pas zgjidhjes së marrëveshje me CEZ. Kemi kthyer aksionet e plota në favor të Shtetit shqiptar. Projekti i rimëkëmbjes parshin investime kapitale e mbështetje për reforma te thella. Synojnë nxjerrjen e sektorit nga kriza”, tha ministri Gjiknuri.Gjiknuri tha se një pjesë e këtij fondit do të investohet për shpërndarjen, ku do të bëhet edhe plotësimi me 300.000 matësve në Shqipëri, gjithashtu tha kreu i energjitikës do ngrihet sistemi modern i faturimit.“40 % e tregut të liberalizohet. Ulim nga 40% në 17% humbjet në rrjet brenda 2019-s. Reforma synojnë liberalizimin e tregut. Këtë vit do miratohet ligji i ri që do të përafrojë legjislacionin me standardet evropiane. Qeveria e vendosur t’u japi zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve. Rruga kërkon sakrifica, por është e vetmja rrugë drejt suksesit.”- tha Gjiknuri.55 miliardë humbje, BB: Fasha 300 kw duhej hequrNdërkaq përfaqësuesja e Bankës Botërore, Goldstein u shpreh se reformat janë e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe se ato duhen përqafuar kurdoherë, pavarësisht kostos.Sipas saj, brezat e ardhshëm në Shqipëri kanë shpëtuar nga një krizë shumë e madhe energjetike dhe kjo falë reformave që ka nisur qeveria në këtë drejtim.6“E kam takuar kryeministrin dhe ministrat në një konferencë në 2013 dhe në atë kohë BB iu kërkuan këshilla në lidhje me prioritetet e vendit. Parandalimi i gjërave të këqia, ishte këshilla jonë. Qeveria e re duhet të parandalonte një krizë në sektorin energjetik dhe që do jepte efekte në brezat që vijnë. Më pëlqen që qeveria ka marrë masa, por në vitin 2020 do ishte situatë krize e vështirë, do kishte humbje shumë të mëdha.E kuptoj situatën, por duhen marre masat e nevojshme sot, pasi humbjet në sektorin energjetik që financohen direkt ose indirekt janë 55 mld lekë dhe pritet që në vitin 2018 të shkojnë në 80 mld lekë nëse nuk merren reforma serioze tani.Në rast se qeveria nuk do e shmangte, do t’i investonte këto para në sektorë si shëndetësia, rrugë, ujë, por do i duhet të paguate këto 80 mld”,tha perfaqesuesja e BB.Goldstein theksoi se shuma nga BB do ndihmoje qeverine per nje periudhe afatmesme.“Në 5 vitet që vijnë reformat do jenë të qëndrueshme në këtë sektor, kjo shumë prej 150 mln dollarësh do e ndihmojë qeverinë për një periudhë afatmesme dhe ky është celësi që të shfrytëzohen burimet.Qeveria duhet të marrë reforma që një biznes mediokër të cojë nga një nivel mediokër në një nivel të kënaqshëm.Të gjitha masat që qeveria ka marrë po krijojnë kushte për rritjen e qëndrueshmërisë dhe për stabilizimin fiskal të vendit. Qeveria ka vazhduar të kryejë pagesat e prapambetura dhe duhet të vazhdojmë, dhe ky është një moment pozitiv dhe presim ta shohim më tej.Kemi parë progres në këto 6 muaj, ka arritje, por ky është një rast që mund të shfrytëzohet më tej. Shqipëria është bërë një vend që udhëheq me reformat në Ballkan, dhe kjo rrit besimin. Reformat e vonuara vetëm sa bëjnë dhimbjen më të madhe dhe ulin prosperitetin ndaj përqafoni reformën”, deklaroi ajo.