Përballja në “Kathimerini”/ Rama: E turpshme çfarë ndodhi në Beograd; Vuçiç: Merruni me problemet tuaja
E përditshmja greke “Kathimerini” ka vënë përballë në qëndrimet e tyre homologët shqiptarë dhe serbë lidhur me incidentin e 14 tetorit në Beograd.Në të njëjtën ditë kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë rrëfyer për gazetën greke qëndrimet e tij kundërthënëse mbi atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit dhe pas saj.Për të dy kryetarët e qeverive ajo çfarë mbeti pas në atë lojë futbolli ishte e turpshme, por ndërsa për Ramën kjo është përgjegjësi direkte e organizatorëve, Vuçiç nuk lëkundet nga ideja se gjithçka u provokua nga autoritetet zyrtare të Shqipërisë.Kryeministri Rama dënon qëndrimin e zyrtarëve serbë dhe gjuhën e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, duke theksuar se serbët dëshmuan edhe njëherë se kanë mbetur po ata ballkanasit e vjetër.Ndërsa Kryeministri serb këshillon autoritetet shtetërore shqiptare të merren me çështjet e tyre të brendshme dhe sa me pak me ato të Serbisë.Rama: Serbët kanë mbetur ballkanasit e vjetër. S'ka stanjacion me GreqinëShefi i qeverisë shqiptare Edi Rama vazhdon ta konsiderojë të turpshëm incidentin e ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit me 14 tetor.Duke folur për gazetën greke “Kathimerini”, Kryeministri jo vetëm përjashton faktin se një ngjarje e tillë do të ndodhte në Tiranë, por nga ana tjetër dënon reagimin e autoriteteve serbe dhe gjuhën e urrejtjes kundër popullit shqiptar.“Jam vërtet i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli. Më çudit edhe verbëria me të cilën raguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqëndroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin “vrisni shqiptarët”, i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!”
Nëse mbi stadiumin e Tiranës do të ngrihej një flamur me Serbinë e Madhe, Rama thotë se do ndihej keq nëse forcat e sigurisë do të dështonin të evitonin trazirat dhe nuk do të mbronin lojtarët në një fushë.“E para dhe më kryesorja nuk do të akuzoja qeverinë e një vendi tjetër për diçka që i takon qeverisë sime. E dyta, ju siguroj se nuk do të ishte kënduar me kore raciste dhe asnjë lojtar nuk do të dhunohej me preteksin se në stadium u ngrit një banderolë fluturuese. Dhe e treta, edhe nëse pranoj për hir të bisedës se gjithçka do të merrte një rrjedhë të tillë të dhunshme si në Beograd, as unë dhe as Presidenti i Republikës nuk do të kishim mbajtur fjalime të tilla fyese kundër popullit serb siç bënë autoritetet e Beogradit me popullin shqiptar”.Thirrjet antishqiptare fyese të tifozëve serbë për kryeministrin Rama treguan edhe njëherë se serbët kanë mbetur akoma në kornizën e ballkanasve të vjetër.“Kur të gjithë shqiptarët u derdhën në rrugë menjëherë pas ndeshjes, nuk dëgjova askënd të thoshte “vrisni serbët”. E pra në gjithë këtë dramë absurde shqiptarët treguan se janë europianët e rinj, ndërsa miqtë tanë serbë treguan se janë ende ballkanasit e vjetër. Do t’u thosha të çlirohen sepse shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë qenë asnjëherë sulmues, por janë ndeshur gjithmonë me sulme nga të tjerët”.Në lidhje me marrdhëniet me Greqinë kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk sheh stanjacion, ndërsa shprehu dëshirën e tij për një vizitë të homologut të tij grek Antonis Samaras në Tiranë.Fluturimi i dronit, Vuçiç për “Kathimerini”: I habitur që Rama nuk e dënoi "Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, në të cilat unë nuk kam dëshirë të hyjë asnjë çikë" . Ky ka qenë reagimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.Lidhur me shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama ai është shprehur se ishte koha e papërshtatshme dhe si i zoti i shtëpisë duhej ta kërkonte.
"Momenti kur ishte për tu bërë vizita gjëndja ishte shumë e papërshtatshme por megjithatë duke e menduar se e vetmja zgjidhje është dialogu unë si i zoti i shtëpisë propozova një datë të re takimi për të cilën ra dakord kryeministri Rama".Shqipëria e madhe? Vuçiç këmbëngul se nuk është vetëm vetëm makth për Serbinë por për të gjithë Europën dhe se incidentet në stadiumin e Beogradit u shkaktuan nga shqiptarët."Incidentet u shkaktuan padyshim nga shqiptarët dhe ishte një incident i organizuar kohë më parë. Flamuri i Shqipërisë së madhe është simbol i së keqes dhe jo i zhvillimit të Ballkanit. Megjithatë Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen në Ballkan.Dua të besoj që edhe kryeministri Rama nuk e mbështet këtë program të Shqipërisë së madhe edhe pse më ka suprizuar që nuk e dënoi fare fluturimin e flamurit në stadiumin e Beogradit, qoftë dhe me një fjalë të vetme."