Tentativa e arratisjes së grupit të Admir Tafilit, arrestohet një tjetër gardian
Fatmir Aliaj, është i katërti gardian i burgun të Peqinit, që bie në prangat e policisë për bashkëpunim në tentativën e arratisjes nga qelia të Admir Tafilit dhe grupit të tij. Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e sotme.Arrestimi i Aliaj, çon në 6 numrin e punonjësve të burgut të sigurisë së lartë të Peqit të ndaluar për këtë rast nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.Një ditë më parë Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm shmangën arratisjen e Admir dhe Genci Tafilit,Fran Marashit dhe Gëzim Gurit, e cila kishte disa muaj që planifikohej dhe po kaq muaj që hetohej nga autoritetet.Katër të burgosurit me anë të dokumentave të falsifikuara,por përgatiteshin të merrnin leje.Plani është vënë në funksion javën e kaluar, kur Genci Tafili kishte përfituar leje 8 orëshe për të vizituar gruan e tij.Sipas dokumentave të dorëzuar nga Jetmir Guzi, gruaja e tij ishte e shtruar në spitalin Nëne Tereza në Tiranë.