"RTSH", Peza-opozitës: 24 orë për proçedurën, nesër seleksionimet

Tiranë -Mazhoranca në Komisionin e Medias i ka lënë 24 orë afat opozitës të njihet me proçedurën për zgjedhjen e anetareve te Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.Duke folur në mbledhjen e Komisionit, nënkryetari Alfred Peza paralajmëroi se në orën 09:30 të ditës së martë do të nisë proçedura për eleminimin e kandidatëve.“Proçesi ka filluar që në tetor te vitit kaluar bashkë me opozitën, por sot opopozita e ka bojkotuar. Perfitoj nga rasti, pasi ky proçes ka një interes të madh për qytetarët, ti bëjmë thirrje opozitës të vijë e të ushtroj detyrat kushtetuese dhe sëbashku ta përfundojmë këtë proçes.Do ti japim 24 orë kohë opozitës që të njihet me proçedurën, ndërkohë që nesër në 09:30 do nisë proçedura për eleminimin e kandidatëve. Nga 57 kandidatë qe kane plotesuar kriteret ligjore, mazhoranca do të eleminojë 24, ndërsa opozita 23” tha Peza.Nisja e proçesit për zgjedhjen e anetareve te Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, vjen në një kohë kur një tjetër proçes që ka të bëjë me median, ai për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka mbetur pezull.Megjithatë edhe zgjedhja e anetareve te Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar nuk do të kalojë pa ngërç, pasi ligji përfshin dhe opozitën në përzgjedhje.Në ligjin për median, pikërisht neni 94 pika B, sanksionon se në çdo rast nga 10 kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, 5 duhet të mbështeten nga mazhoranca 5 nga opozita.