Korrupsioni në EULEX shqetëson eurodeputetin britanik

Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Evropian, David Campbell Bannerman, është shprehur thellësisht i shqetësuar me raportet për korrupsion në EULEX.“Akuzat se zyrtarë të BE-së kanë marrë mito për të ndaluar gjykimin e rasteve të krimeve serioze, duke përfshirë vrasje dhe korrupsion, janë shumë shqetësuese”, ka thënë eurodeputeti.Ai ka thënë se është e papranueshme nëse ka pasur përpjekje për ta ndaluar publikimin e skandalit, dhe për të dyja rastet ka bërë thirrje që të hetohen në mënyrë të pavarur.“Fakti që të akuzuarit janë figura të larta të BE-së dhe ka pohime se BE-ja ka provuar ta parandalojë publikimin e skandalit, e bën këtë akoma më shqetësuese. Duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës për akuzat për korrupsion në BE dhe një hetim të pavarur për atë nëse BE-ja ka provuar ta fshehë këtë”, ka thënë David Campbell Bannerman.