Manjani: Ja shtyllat kryesore për një reformë të suksesshme në drejtësi

Ndërsa Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Kuvendin kanë nisur përgatitjen e strukturave këshillimore lidhur me reformën në drejtësi, juristi i njohur, Ylli Manjani, shpalos sugjerimet e tij mbi shtyllat kryesore ku duhet të fokusohet ky proçes, për të pasur një sistem drejtësie efiçent.I ftuar në “Orën e Intervistës” në RTV Ora News, Manjani deklaroi përballë gazetares Klementina Cenkollari se Gjykata e Lartë duhet të kthehet në autoritetin më të lartë gjyqësor në vend.“Sistemi jonë gjyqësor nuk është ende sistem dhe as i harmonizuar me Kushtetutën që kemi. Veprimi numër një është që duhet ta bëjmë këtë sistem me ligje të reja, të dy ligjet proçeduriale duhet të jenë të reja, një organizim krejt tjetër në rang vendi. Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të kthehet në gjykatë penale dhe Gjykata e Lartë duhet të jetë realisht drejtuese e gjyqësorit”.Ndërsa u duk se rrjedhja e një numri jo të pakët votash në radhët e LSI kundër rrëzimit të dekreteve të Nishanit për dy anëtarët e gjykatës së lartë në seancën e së enjtes solli dhe krisjen e parë mes dy forcave politike në qeveri, nënkryetari i LSI-së problemin e gjen tek Presidenti.“Edhe unë po të kisha një mandat deputeti do të matesha disa herë për të dhënë një vendim apo opinion për një koleg. Unë jam jurist, kemi kolegë, njerëz që na krijojnë bindjen se mund të shërbejnë mirë aty ku propozohen. Është gjithmonë ajo joshja nëse duhet të triumfojë zgjedhja e mire, apo proçesi i mirë. LSI sa herë që ka qenë çështja për emra konkret nuk ka pasur vendime politike, nuk ëhstë në strategjinë e LSI. Por me proçesin.Nëse ngren debatin në nivelin e një proçesi transparent, të konsultuar dhe pjekur mirë, garancia është shumë e lartë që dhe emri do jetë shumë i mirë. Të dy emrat që u rrëzuan këtë rradhë ishin shumë të mirë, juristë të mirë, kanë përvojë të mirë. Ajo që ka qenë shqetësuese është proçesi, ka qenë i mangët, jotransparent dhe jo i konsultuar. Është nisur më tepër nga mllefi i Presidentit me mazhorancën, jo nga një debat apo konsultë që duhet të funksiononte siç ka funksionuar edhe me Presidentët e tjerë”.Për të shmangur një rrëzim të katërt dekretesh, Manjani thekson se propozimet shtesë të mazhorancës sa i takon kritereve shtesë për anëtarët e gjykatës së lartë duhet të bëhen pjesë e e reformës në drejtësi.Si njohës i mirë i çështjeve juridike, Manjani theksin në përzgjedhjen e kandidaturave e vë tek përvoja jetësore.“Në të trija herët rrëzimi ka qenë për shkak të marrëdhënies së tensionuar President-mazhorancë. Ky President për fat të keq të shtetit u rreshtua që në ditën e parë kundër Parlamentit. Zoti. Nishani vazhdon ti shërbejë PD-së dhe kjo nuk është diçka e panjohur. Nuk kanë qenë reagime për shkak të emrave, por për shkak të proçesit. Sa i takon kritereve, mendoj se duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi. Unë si jurist do kisha kritere shumë strikte. Për mua ka të bëjë shumë përvoja jetësore, duhet të kalosh një farë moshe që të gjykosh dikë.Gjykimi nuk është vetëm profesion, të jesh një jurist i mirë, pasi kështu nuk do kishim gjykata fare. Gjykimi është një proçes legal që bazohet tek ligji por më së shumti tek përvoja profesionale dhe jetësore.Po të kisha gjë në dorë do të isha që edhe gjykatësi i Shkallës së Parë të ishte mbi 40 vjeç. Kur je i ri jeta ka një impulsivitet tjetër. Gjykatësi nuk duhet të ketë kufi tavanor, mund të jetë edhe i përjetshëm, mjafton të ketë fuqinë mendore dhe fizike për të përballuar punën”.Ndryshimet në kodin rrugor, rrëzimi në parlament nuk është fundi i botësOpinioni publik është mësuar me një sjellje standarde, që atë që propozon qeveria gjithmonë duhet ta miratojë parlamenti, nuk është ky qëllimi në një republikë parlamentare. Më së shumti Parlamenti vendos, është vendi ku bëhen ligjet dhe ligjet pa debat nuk kanë kuptim. Unë jam mbështetës i teorisë që jo çdo gjë që propozohet nga ata që kanë të drejtë të propozojnë, është e drejtë. Parlamenti ka atributin të kontrollojë qeverinë. Deputetët e diskutojnë, qoftë edhe e rrëzojnë, nuk është fundi i botës.Mungesa e një kodi të ri rrugor, për shkak të çështjeve teknikeJanë çështje të teknikës, nuk kanë të bëjnë me politikën. Ajo që po ndodh në këtë debat është se janë dy linja të të menduarit, jo domosdoshmërit politike. Ka një mënyrë të menduari që përfaqësohet zyrtarisht dhe nga qeveria që duke forcuar sanksionin në një ekstremitet do ta bëjë drejtuesin e mjetit, apo përdoruesin e rrugës më koshient. Ka një qasje tjetër, që nuk nuk është forcimi i sanksionit garancia e sigurisë, po zbatimi me rigorizitet i sanksionit ekzistues. Nuk është çështje mllefi politik, por alternativa.Çdo gjobë është e papërballueshme, gjoba është të ndëshkojëKëtë nuk e di, tashmë e ka në dorë Parlamenti. Por edhe po të rishikohet nuk do të ishte fundi i botës. Kriteri që nuk e përballojnë xhepat e njerëzve nuk është kriter. Asnjë gjobë nuk e përballon xhepi i askujt, gjoba prandaj është të ndëshkojë, nuk ka qëllim të mbushë buxhetin. Ka një realitet në të cilin jetojmë, që ka dy elementë të rëndësishëm. E para mosbatimi i ligjit është bërë një kulturë sjellje dhe kjo duhet të marrë fund. E dyta është që duke forcuar sjelljen e shtetit ndaj shkelësve me mjete represive po jep rezultat. Po ju sjell dy nga ngjarjet më të fundit, kontrolli i territorit dhe kontrolli mbi konsumin e energjisë.Ka dhe një shqetësim tjetër, të cilët thonë se meqenëse rrugët nuk janë të cilësisë së mirë nuk kemi pse të forcojmë sanksione.Nëse duhet të presim që në Shqipëri të mbarojnë të gjithë rrugët, nuk e di sesa njerëz do të humbin jetën. Sot ne nuk kemi rrugë të standardit italian që t’ia mëshojmë makinës dhe të ecim pafundësisht.Respektimi i kufizimit të shpejtësisë, i shenjave të trafikut rrugor, rregulla të tjera që kanë të bëjnë me alkoolin bëhen të detyrueshme jo thjesht për jetën e atij apo asaj që drejton mjetin, por në terësi për gjithë trafikun rrugor.