Pengu i "Cukut", Budina: Kur u sëmur askush s'i hapi derën ta ndihmonte

Të shumtë janë ata që e kujtojnë si “Cuku” personazhin në filmin “Dy herë Mat”, por Fadil Kujovska ka bërë një galeri të tërë rolesh, edhe në Teatër.I ftuar në “Ditë e re Weekend” Edmond Budina tregon se Fadil Kujovska, miku i tij i ngushtë ishte nga ato aktorë që jepej me mish e shpirt në skenë për të realizuar rolin sa më mirë.“Fadili ishte nga ata aktorë që humbiste nga tre kile për shfaqje ishte si një plastelinë që punohet, e hedh dhe bie në këmbë. Ishte i apasionuar pas teatrit, kujton Budina.Por kur Fadili u sëmur askush nuk e ndihmoi për ta përballuar financiarisht mjekimin. Asnjë derë nuk u hap për ta ndihmuar për të përballuar shpenzimet e mjekimit.“Kjo është e dhimbshme” tha Budina.sg/Ora news.tv/