Kim Jong sërish në publik

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar disa fotografi të liderit vendas Kim Jong Un, duke inspektuar punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Penianit.Në pamjet e televizionit shtetëror KRT, Kim shfaqet sërish me bastun në dorë në ecjet e tij reth e qark Aeroportit në ndërtim, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë.Sipas KRT, lideri i Koresë së Veriut ishte i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit Pak Pong Ju, dhe zëvendës-Marshalli i Ushtrisë Popullore koreane, Hwang Pyong So.Mediat raportojnë se Kim është shprehur shumë I kënaqur me rezultatet e punimeve të aeroportit.Kjo ishte vizita e tij e dytë në vendin e ndërtimit të Aeroportit, pas asaj të zhvilluar në korrik të këtij viti.Mediat kanë spekulluar shumë për shëndetin e Kim, por edhe pozicionin e tij politik, që pas zhdukjes së tij në public për rreth një muaj.Por Kim shoi të të gjitha zërat me shfaqjen e tij në 14 tetor, por sërish shfaqja me bastun ka ngritur dyshime dhe aludime për gjendjen e tij shëndetësore.