Shijoni fundjavën, ja parashikimi i motit për 3 ditë

Jeni akoma të pavendosur se ku do ta kaloni fundjavën tuaj, dhe nuk e dini se si do të jetë moti?Meteorologia Laida Porja, ju sugjeron që të shfrytëzoni motin e kësaj fundjave,  i cili do të jetë i kthjellët, për tu relaksuar aty ku ju keni planifikuar.E ftuar në emisionin “Ditë e re”, në RTV “Ora News”, me moderatorin Enkel Demi, meteorologia Porja parashikon mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë, pa shira dhe pa ndryshim të temperaturave.Temperaturat që parashikohen do të jenë: Në zonat malore nga 3 ºC në 12 ºC, në zonat e ulta nga 13 ºC deri në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 14 ºC në 24 ºC.Një kafe ose një drekë në bregdet, të shijosh rrezet e diellit, është një ide mjaft e mirë. Prandaj të gjithë ata që kanë mundësi të shkojnë drejt bregdetit!/nzh/oranews.tv/