Grupi i Vishegradit, mbledh në Sllovaki ministrat e Jashtëm të Ballkanit

Në Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditore e ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian."Ministrat do të vërtetojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, zgjerimit të BE-së, dhe gatishmërisë për të ndihmuar partnerët nëpërmjet transmetimit të përvojave autentike nga procesi i tranzicionit të vet dhe i evrointegrimit", ka njoftuar Ministria e jashtme e Sllovakisë.Anëtarët e Grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, pritet që ta miratojnë deklaratën e përbashkët për Rajonin Ballkanik dhe themelimin e një fondi special të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë, sipas shembullit të fondit të ngjashëm për mbështetje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Grupit të Vishegradit.Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz, tha se përveç zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në samit marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.