Rusia provokon Europën me 19 fluturime të dyshimta të avionëve

NATO tha të mërkurën e 29 tetorit se kishte zbuluar një numër të madh të avionëve ruse që kane fluturuar prane hapësirës ajrore europiane në dy ditët e fundit, në një seri të "pazakontë" të incidenteve që i sollën bombarduesit rusë deri afër Portugalisë.Të paktën 19 avionë ushtarakë qe rikujtojne fuqinë ajrore ruse në një kohë të marrëdhënieve të këqija mes Perëndimit dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, janë interceptuar deri tani.Avionet ushtarakë ruse kanë rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre në Evropë që nga konflikti në Ukrainë në fillim të këtij viti.Një zyrtar i NATO-s tha se incidentet e fundit ishin më provokueset për këtë vit .Bombarduesit rusë, aeroplanë luftarakë dhe aeroplanë cistern, janë zbuluar duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Oqeanin Atlantik dhe në Detin e Veriut, Detin e Zi dhe ne Balltik, ka thënë NATO. Nuk kishte inkursione në hapësirën ajrore kombëtare, shkelje të sovranitetit të cilat do të përforconin ndjeshëm seriozitetin e katër incidenteve, tri prej të cilave ndodhen të mërkurën e 29 tetorit."Ne po e shohim ate si nje nivel të pazakontë të aktivitetit," tha nënkoloneli Jay Janzen, një zëdhënës i komandës ushtarake të NATO-s në Mons, Belgjikë."Fluturimet qe kemi parë në 24 orët e fundit, madhësia e këtyre fluturimeve dhe disa prej planeve të fluturimit janë patjetër të pazakontë."Zyrtarët amerikanë i konsiderojnë fluturimet si një shfaqje të forcës nga ana e qeverisë Putin."Kjo është për shkak se ajo është duke ecur në drejtimin e gabuar," tha një zyrtar i mbrojtjes i SHBA, duke folur në kushte anonimiteti për shkak se ai nuk ishte i autorizuar për të diskutuar kete çeshtje publikisht."Kjo nuk po ndihmon per te ulur shkallezimin e situatës në Ukrainë. Kjo nuk po ndihmon për të përmirësuar marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë. Kjo nuk po ndihmon askënd," tha ai.