Fier, maskat grabisin çiftin, 27-vjeçarit i përdhunojnë të fejuarën

Një çift të fejuarish ka rezultuar se është grabitur dhe më pas dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga dy persona të maskuar.Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, por vetëm së fundmi është bërë publike si rast.Ditën që ndodhi ngjarja, i riu, një 27 vjeçar, ka kryer denoncimin në polici, por vetëm për grabitjen e një shume parash, ndërkohë që pasi janë thirrur nga Prokuroria për mospërputhje dëshmie, ka treguar se në makinë ka pasur dhe të fejuarën.Rrëfimi ka vijuar me dëshminë edhe të të fejuarës që ka treguar për dhunën seksuale të pësuar.Mësohet se të rinjtë kishin shkuar për shëtitje në një zonë të Semanit, ku edhe kanë rënë pre e dhunës fizike dhe seksuale.Nën kërcënimin e armës, dy të rinjtë janë goditur e abuzuar seksualisht nga dy personat të cilët nuk janë mundur të identifikohen për shkak të maskave që mbanin.Policia ndonëse ka nisur hetimet, nuk ka ende persona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.