Masteri, edhe studentët e Universitetit Bujqësor në protestë

Studentët shfaqin pakënaqësinë e heqjes së masterit profesional dhe ndaj kriterit të mesatares.Sot kanë qënë studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz të cilët kërkuan shpjegime në Ministrinë e Arsimit përse është hequr masteri profesional dhe përse duhet të ketë një notë mesatre "7" për të hyrë në një master shkencor ku kuotat janë të pakta.Ministria e Arsimit një ditë më parë tha se mesatarja do të hiqet, ndërsa për rastin e studentëve në fjalë u ka dhënë shpjegimet përkatëse për shqetësimin që ngriten.Ministria tha se studentët janë takuar me zyrtarë të MAS dhe se ky propozim ka ardhur shumë vonë . Gjithësesi Ministria e Arsimit u tregua e gatshme për të bërë edhe një herë propozimin për hapjen e masterit profesianal në këtë universitet.