Shkodër, pacientët e siguruar dializë falas tek privati
Shkodër - Pacientët që trajtohen me dializë do të përfitojnë nga paketat sociale të shëndetit, pasi t’i jenë nënshtruar një listë pritjeje.Deklarata është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor Astrit Beci i pranishëm në tryezën organizuar me bluzat e bardha të Shkodrës nga Konrad-Adenauer-Stiftung për prezantimin e "Paketës shëndetësore sociale në Shqipëri". Beci shtoi se shërbimi për të gjithë pacientët e siguruara do të jetë falas edhe tek privati.Shefja e repartit të hemodializës Dhurata Golemi theksoi se numri i pacientëve nga viti në vit ka ardhur duke u rritur në mënyrë progresive.Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka përgatitur 10 paketat e para të shërbimeve shëndetësore, të cilat do të ofrohen pa pagesë si në spitalet publike ashtu edhe në ato private që plotësojnë kriteret.Oranews.tv