Thaçi-Haradinajt: Iku koha jote, të duhet rezultat me dy shifra

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur t'i përgjigjet përmes një postimi në Facebook akuzave të një dite më parë të Ramush Haradinaj, se ai bashkë me Presidenten Jahjaga dhe Gjykatën Kushtetuese po mbajnë vendin peng dhe nuk po lejonte formimin e institucioneve në vend.Thaçi i ka kujtuar rivalit të tij për postin e kryeministrit se Partia Demokratike, që ai drejton, "shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakolare".Sipast Thaçit ka ikur tashmë koha kur Kosova qeverisej nga liderë që nuk kishin fituar ndonjëherë numra dyshifrorë në zgjedhje.Ai shprehet i bindur se qeveria e re do të formohet, duke respektuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, që sipas tij, e shohin fitues.