“Besa” partia e re shqiptare në Maqedoni
Maqedoni - Skena politike shqiptare në Maqedoni do të pasurohet edhe me një subjekt të ri politik, i cili premton se do të luftojë për një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.Lëvizja politike “Besa”, e cila do të formalizohet gjatë muajit nëntor, synon të ofrojë një marrëveshje të re politike për një shtet dy-nacional që do t’i trajtojë njësoj të gjitha komunitetet në vend.Njëri nga themeluesit e saj, Afrim Gashi, shprehet se platforma e tyre përmban një koncept të ri, i cili kërkon ta kthejë Maqedoninë në një shtet të suksesshëm.Ai shprehet se, “Besa” do të angazhohet për një sistem të ri politik, i cili do të jetë funksional dhe do të reflektojë realitetin shoqëror të Maqedonisë.“Ne vlerësojmë se shteti ynë është asimetrik dhe realiteti shoqëror nuk përputhet me realitetin juridiko-politik. Në Maqedoni ka dy popuj dhe të tjerët janë komunitete më të vogla etnike, por shteti, përveç maqedonasve, të gjithë të tjerët i trajton si pakica. Ne vlerësojmë se shteti duhet të ketë trajtim të barabartë ndaj të gjithëve në Maqedoni dhe të mos udhëhiqet nga parimi ‘pronari dhe qiraxhiu”, - shprehet Gashi.Ai thekson se për realizimin e këtij projekti do të ketë një bashkëpunim të mirë edhe me përfaqësuesit e politikës zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë.Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve politike në vend thotë se, Lëvizja e re e ka shansin që me një koncept autentik, me program të qartë politik, ekonomik e social, të korrë sukses në skenën politike.(Marrë nga INA)