Shqipëria kërkon miell me 12.5 % proteina, ndryshe s'e quan miell

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë kërkon standarde të njëjta me Bashkimin Evropian sa i përket cilësisë së miellit të importuar, por edhe produkteve të tjera ushqimore.Panariti thotë se Shqipërinë dhe Kosovën i konsideron si një treg të përbashkët.Përkundër kësaj, thotë se thjeshtë kanë kërkuar për çështjen e sigurisë dhe cilësisë së miellit, pavarësisht nga vendi i origjinës, duke pas parasysh që Shqipërisë tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat dhe përgatitet të hap negociatat.Thotë se gjithmonë duhet synuar cilësi sipas standardeve evropiane, që të dyja vendet, edhe Kosova edhe Shqipëria.I pyetur për kërkesën e tij që të shtohen proteina, thotë se mielli me 7 % proteina, nuk është miell, por sipas tij, është krunde.Marrë nga Kosova Press