Raporti i BE-së për Serbisë, Vuçiç: Do kisha qënë më kritik ndaj vendit tim
Raporti i këtij viti për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, ka sjellë reagime të pazakonta në vend. Kryeministri Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër për kapitullin e medias. Në raport citohet skandali i heqjes së një emisioni politik nga TV Channels.Qeveria s’ka të bëjë fare me këtë skandal pohoi Vuçiç , duke u shprehur pozitiv mbi raportin e Komisionit Europian dhe duke shtuar se vetë ai do të kishte qenë më i ashpër me serbinë, për të sqaruar qëndrimin e saj me Rusinë, apo mënyrën si funksionon gjyqësori në Serbi, duke specifikuar se asnjë nga aktgjykimet në Serbi nuk ka hyrë në fuqi.Ai tha se e ka lexuar raportin një ditë përpara seancës së qeverisë në të cilën shefi i Delegacionit të BE-së Michael Davenport ja dorëzoi dokumentin personalisht dhe përpos regresit në disa fusha, Vuçiç nuk pranon kapittullin 23 të Komisionit Europian për median, ku Serbisë iu dha një vlerësim negativ për lirinë e shprehjes.Raporti citon kushtet e përkeqësuara për ushtrimin e plotë të fjalës së lirë, një tendencë në rritje e autocensurës, ndikim të qeverisë mbi politikat editoriale, dhe një seri sulmesh në faqet e internetit. Komisioni europian i kërkoi Serbisë të hetojë mbi të gjitha këto raste. Autoritetet në përgjithësi e mirëpritën raportin, duke i premtuar Brukselit se Serbia do të punojë shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Sa i përket Rusisë, Vuçiç e cilësoi një çështje delikate, duke pasur parasysh varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia, veçanërisht tubacionin e Rrjedhës së Jugut. Vuçiç tha se Serbia do të respektojë rregullat e BE, duke ruajtur marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe se ai do të informojë Presidentin rus Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij të ardhshme në Serbi, se Beogradi është në rrugën anetarësimit në BE.