Thaçi: Zgjidhja duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve

Kosove - Kryeministri në detyrë, njëkohësisht kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit me Presidenten Jahjaga tha se zgjidha e ngërçit do të jetë në bazë të Kushtetutës.Hashim Thaçi tha se zgjidha e ngërçit do të jetë në bazë të Kushtetutës dhe duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve.Thaçi edhe një herë theksoi se duhet një komunikim me partitë tjera derisa Presidentja një herë është vetëm duke i dëgjuar opinionet dhe sugjerimet e liderëve partiak.Ai ishte në takim me Kadri Veselin dhe Hajredin Kuçin.Ndërkohë, pritet që edhe përfaqësuese të partive tjera të kenë takime me Presidenten Jahjaga.Jahjaga e nis takimin me PDK-nëFillojnë takime në mes të Presidentes Jahjaga dhe përfaqësuesve të partive politikë. Takimi i parë ka nisur me delegacionin e PDK-së të prirë nga kryetari, Hashim Thaçi.Po vazhdojnë edhe sot përpjekjet e Presidentes Atifete Jahjaga për të gjetur një zgjidhje ndërpartiake për të dal nga kriza politike.Të parët që janë hyrë në takim me Jahjagen, janë delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i përbërë nga kryetari Hashim Thaçi, dhe nënkryetarët, Kadri Vesei e Hajerdin Kuçi.Ndërsa, në vazhdim pritet të jenë përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, të cilët do të kenë takime të ndara.Presidentja fton liderët në takimPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thirrur sërish në takime të ndara liderët e të gjitha partive parlamentare.Ftesa u është bërë ndaras të gjitha partive, përfshirë edhe ato të bllokut.Takimet do të fillojnë nga ora 13:00, në zyrën e presidentes.Ndryshe, presidentja e vendit, ka zhvilluar disa raunde takimesh me liderë, për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin politik.(Marrë nga RTK)