Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, u arrestua për korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2014, 20:27
Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandic, raportohet se është arrestuar për korrupsion.
Mediat nga Kroacia, raportojnë se pas disa muajsh hetimesh komplekse, kryetari i Zagrebit, Bandic, dyshohet se ka shpërdorur pozitën zyrtare.
Bashkë me Bandic, janë arrestuar edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.
Bandic kishte vizituar Kosovën në mars të këtij viti. Ai kishte takuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Vizita e tij ishte përcjellë me një entuziazëm të madh.
(Marrë nga Gazeta Express)