Kosovë, sot protestohet në mbrojtje të gazetarëve

Të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e medieve, të shoqërisë civile dhe qytetarë, në sheshin “ZahirPajaziti” në Prishtinë do të protestojnë prej orës 11:00 duke kërkuar mjedis të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therjes me thikë të gazetarit, Milot Hasimja.Hasimja, të hënën, është sulmuar me thikë në kokë ku ka marrë 4 plagë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.Pas këtij sulmi ka reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, partitë politike, organizatat vendore e ndërkombëtare.Marre nga Indeksonline