Komisioni Europian apel Kosovës: Ndërtoni institucionet, po rrezikoni vendin
Autoritetet e Kosovës kanë treguar aftësi të mira për të zbatuar axhendën e integrimit europian, sidomos në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.Kështu e nis përshkrimin për Republikën më të re në Europë raporti i Komisionit Europian për vitin 2014, duke dalë në përfundimin se Kosova ka arritur një çast historik në rrugën drejt integrimit.Raporti vlerëson dëshirën e Kosovës për të rinovuar mandatin e misionit të EULEX-it dhe ngritjen e gjykatës së veçantë, si dhe përparimi që ka bërë në dialogun e procesit të liberalizimit të vizave.Megjithatë, raporti i kërkon autoriteteve kosovare që të tregojnë më shumë përkushtim për arritjen e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pavarësimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor.Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare nuk po prodhjnë dot qeverinë e re, dhe palët janë përfshirë në një ngërç politik, raporti i vlerëson si të suksesshme zgjedhjet, përfshi edhe ato të mbajtura në komunat e veriut, me shumicë serbe.Megjithatë, kërkohet sa më shpejt arritja e marrëveshjes mes palëve dhe qeverisë së re i këshillohet që të nisë një sërë reformash në kodin zgjedhor dhe rinisjen e bisedimeve me Serbinë.Raporti shigjeton Kosovën për sa i përket politikave ekonomike dhe fiskale, duke vënë theksin te ulja e shpenzimeve të administratës si dhe realizimi i reformave ekonomike për krijimin e më shumë vendeve pune.Komisioni kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit edhe në sektorë kyç, si prona intelektuale dhe prokurimet publike, ku nevojitet më shumë transparencë për sa i përket marrëveshjeve me prodhuesit vendas.