Zgjedhje në Bosnje, 3.3 mln boshnjakë zgjedhin të dielën “shtetin”
Kandidatët presidencialë të Bosnje Hercegovinës kanë mbajtur të premten tubimet e fundit në kryeqytetin e vendit, Sarajevo.3.3 milionë boshnjakë do të zgjedhin të dielën elitën e re politike që do të formojë gjashtë shkallët e qeverisë. Ata do të zgjedhin zyrtarë për 518 poste drejtuese, përfshi këtu për tre persona që marrin me rrotacion postin e Presidentit, tre drejtues të parlamentit kombëtar, deputetë për dy parlamente rajonalë dhe 10 asamble kantonesh.Ky sistem, i hartuar gjatë Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e ka lënë Bosnjen në duart e partive që kanë ide krejtësisht të kundërta për drejtimin e vendit. Serbët duan të shkëputen, kroatët duan të kenë njësinë e tyre të veçantë brenda Bosnjes, ndërsa vetë boshnjakët duan një shtet të bashkuar dhe të fortë.Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar pak muaj më parë, eventi do të kishte qenë katalizatori ideal për ndryshime të mëdha në vend. Por shpresat se trazirat e shkurtit do të sillnin më shumë ndryshime pozitive për të ardhmen u "përpinë" nga përmbytjet që goditën vendin tre muaj më vonë.Bosnja konsiderohet pothuaj nga i gjithë faktori ndërkombëtar si një vend i mbushur me korrupsion dhe ndasi të theksuara etnike e ideologjike dhe katastrofa natyrore që duhet të bashkonte vendin vetëm sa i ndezi edhe më shumë gjakrat.Aneksat për keqpërdorimin e fondeve dhe ndihmave për permbytjet theksuan edhe më shumë perceptimin se elita politike nuk ka ndërmend të sjellë ende ndryshimin e premtuar që prej luftës së pavarësisë në vitet '90.Megjithatë, ka disa votues të cilët i kanë varur shpresat te zgjedhjet."Së pari pres që të votojnë të gjithë. Së dyti, pres, dhe shpresoj, që të ketë ndryshim politik në parlament dhe presidencë, ku të rinjve do t'u jepet një mundësi, pasi ky vend u përket atyre", thotë Osman Alikalfiç, nga Mostari."Sigurisht që do të votoj" thotë Delja Buriç nga Sarajevo, "sepse kjo është e vetmja mënyrë që kam për të ndryshuar gjërat".Por jo gjithkush është kaq optimist për të ardhmen. "Do të votoj, por nuk besoj se kjo do të sjellë ndryshimin në vendin tonë", thotë Anita Buhac, po nga Sarajevo.