Në Kosovë s’ka të infektuar me virusin Ebola

Nuk ka asnjë të sëmurë dhe as të dyshuar me Ebola në Kosovë, Kështu u tha në konferencën e përbashkët për media të ministrave Ferid Agani, Bajram Rexhepi dhe të drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani.“Kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar duke pasur parasysh se nuk ka nevojë për panik dhe duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Sëmundja përhapet gjatë kontaktit të afërt me gjakun, sekretet, organet dhe lëngjet tjera trupore të njerëzve apo kafshëve të infektuara si dhe ne rrugë seksuale” ka bërë të ditur Ramadani.Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani tha se sëmundja e Ebolës po paraqet një kërcënim global dhe në këtë kontekst, institucionet e vendit kanë ndërmarra masat për parandalimin e saj, duke e ditur faktin që Kosova nuk është ishull i izoluar.Në këtë aspekt, siç bën me dije një komunikatë për shtyp Zyrës së Kryeministrit, ministri Agani tha se janë duke u respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ngritjen e masave të kujdesit dhe vigjilencës.Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka shprehur përkushtimin e institucioneve publike që të angazhohen maksimalisht në identifikimin e personave të mundshëm të infektuar me Ebola.“Fatbardhësisht ne nuk kemi shumë frekuencë të fluksit të qytetarëve tanë në këto vende subsahariane, ku është e shpërndarë sëmundja. Megjithatë, përhapja mund të ndodh edhe nëpërmjet fluturimeve ajrore, Stambollit ose tjetër. Mirëpo, vetëm dua të sugjeroj për qytetarët e Kosovës, që për momentin nuk ka nevojë për kurrfarë panike, sepse nuk ka asnjë rast as të dyshuar e as të sëmurë nga Ebola”, tha Rexhepi.Marrë nga Koha.net