Politika e Kosovës "drekë me bereqet", Thaçi zgjon shpresat e marrëveshjes

“Drekë me bereqet”. Kështu i është përgjigjur kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi gazetarëve në lidhje me takimin me liderët e bllokut dhe presidentes së Kosovës Jahjaga, në Festën e Lamës, ose ndryshe të drithit.2Interesi i gazetarëve nuk është i rastësishëm, pasi takimi në Gjakovë vjen disa orë pas kafes gjerësisht të komentueshme mes Thaçit dhe liderit të lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa.6Në kontekstitn politik, Thaçi ka të drejtë, Festa e Lamës duket më me bereqet se kafja e Prishtinës, pasi në Gjakovë ishtë edhe Ramush Haradinaj dhe Presidentja e Kosovës.Pavarësisht se si Thaçi ashtu edhe Mustafa deklarojnë se në takimet e tyre nuk është biseduar për politikë, ngërci paszgjedhor duket më i zbutur pas akuzave dhe luftës për pushtet që ka mbizotëruar që pas 8 qershorit.Në mënyre hipotike, ose ka pasur marrëveshje jo zyrtare mes palëve, ose politika vertetë ka marrë një ditë pushim në këtë situatë të vështirë për Kosovën, ku krijimi i insitucioneve të pavarura është një nevojë emergjente.Gjithsesi presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje palëve për kapërcim të ngërcit, pas krisjes së marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partner të tjerë ndërkombëtar.Kurse Hashim Thaçi I PDK -së dhe blloku i përbërë nga LDK, AAK, VV dhe nisma, nuk po bien dakord për postin e kreut të parlamentit, gjë e cila ka bllokuar krijimin e qeverisë dhe inistucioneve.