Fier, akuzat për keqtrajtim dhe abuzim në azil - në Prokurori, priten hetimet

Fier - Pas denoncimit në media të kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Azileve në Shqipëri Baftjar Caushaj për shperdorimin e fondeve dhe trajtimin në mënyrë çnjerëzore të të moshuarëve, reagimi ka ardhur dhe nga Drejtoresha e Rezidencës së të Moshuarëve në Fier, Daniela Hasimaj. Ajo i cilëson të rënda këto akuza, teksa shton se çdo gjë ia lë Prokurorisë për të hetuar, duke qënë se hetimi s'ka përfunduar ende.Për Hasimaj, asnjë i moshuar nuk ka shenja dhune për trajtime çnjerëzore, ndërsa sipas saj ka mjaft institucione të tjera prej të cilave varet shtëpia e të moshuarëve në Fier, që kanë bërë verifikime për situatën dhe nuk ka konstatuar shkelje.Por edhe vetë të moshuarit në këtë rezidencë pohojnë sjelljen e mirë të personelit ndaj tyre dhe ushqimit që u japin, ndërsa ankesat shkojnë vetëm drejt mungesës së investimeve për përmirësimin e kushteve.Aktualisht shtëpia e të moshuarëve në Fier ka 60 rezidentë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.Oranews.tv