Kosova mbetet në krizë politike, shtyhet seanca për konstituimin e Kuvendit

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka dërguar kërkesë tek sekretariati i Kuvendit me anë të së cilës ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.Kërkesa për shtyrjen e seancës është bërë në mënyrë që partitë të kenë në dispozicion kohë të mjaftueshme për gjetjen e një konsensusi drejt themelimit të institucioneve të reja.Ndërkohë, pas përfundimit të sotëm të takimeve në mes të përfaqësueseve të PDK-së dhe Bllokut LAN dhe VV dhe Presidentes Atifete Jahjaga, kjo e fundit ka njoftuar se deri më tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje, dhe se ka bërë të ditur se takimet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani deklaroi sot se “Kosova nuk ka krizë politike, dhe as institucionale”.Në një intervistë dhënë agjencisë austriake APA, situatën politike në vend e ka përshkruar më tepër si një “situatë konfuzioni”.Hasani i ka deklaruar agjencisë APA se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron se “ Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi duhet të propozohet nga partia, apo koalicioni më i fortë, që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të bëhet konstituimi i Parlamentit të ri të zgjedhur”.Në intervistën dhënë për agjencinë APA, Hasani ka deklaruar se koalicioni anti PDK, i cili përmbledh LDK-në, AAK, Nismën dhe lëvizjen Vetëvendosje është themeluar pas zgjedhjeve dhe si i tillë nga pikëpamja e Gjykatës Kushtetuese nuk është koalicion që mund të propozojë kryetarin e parlamentit.Konflikti politik aktual nuk është se nuk mund të tejkalohet mendon Hasani. Ka pasur raste si ai i Italisë apo Belgjikës që kanë qenë edhe më të rënda se ky në Kosovë dhe kanë marrë zgjidhje, thotë ai.Një zgjidhje sipas Hasanit do të ishte që kandidati i PDK-së të zgjidhet kryetar Parlamenti me ndihmën e kampit kundërshtar.“Zgjidhja duhet të jetë politike” ka thënë Hasani.Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është funksionale. Për shkak se parlamenti i deritashëm nuk mund të mblidhte dy të tretat e votave, për të zgjedhur një gjykatës të ri, Gjykata Kushtetues po funksionon me tetë, në vend se me nëntë gjyqtarë kushtetues.Kjo, megjithatë sipas Hasanit, nuk paraqet problem për koorumin e Gjykatës.