Ja si u sulmua Parlamenti kanadez, agresori i konvertuar në mysliman

Janë publikuar mbrëmë nga policia kanadeze në një konferencë për shtyp pamjet e ngjarjeve të ndodhura në Parlamentin kanadez, të marra nga kamerat e sigurisë, kur një person i armatosur qëlloi për vdekje një ushtar, para se të vritej dhe vetë nga forcat e sigurisë.Personi, tashmë i identifikuar si 32-vjeçari, Majkëll Zehaf-Bibou, shihet teksa del nga një makinë në hyrje të Parlamentit pasi kishte qëlluar ushtarin në Memorialin Kombëtar të Luftës.4Zehaf-Bibou duket duke vrapuar në drejtime të ndryshme, për t'iu afruar më pas makinave të parkuara jashtë Parlamentit.Sipas policisë, Zehaf-Bibou ishte shtetas kandadez që mund të kishte pasur edhe nënshtetësi libiane.Policia bëri të ditur se Zehaf kishte rekorde kriminale minore, të lidhura me përdorim droge ose dhune, por asgjë që të tregonte se mund të ishte kërcënim për sigurinë kombëtare.11Megjithatë, pas ngjarjes policia mësoi se ai ishte konvertuar në musliman dhe kishte planifikuar për të shkuar në Siri.