Ziejnë rrjetet sociale: Vendimi i UEFA baraz me fashizëm, e turpshme

Pas vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kanë nisur edhe reagimet e ashpra në rrjetet sociale.Sali BerishaUEFA vendosi per Vuçiçin dhe Ramen dhe jo per ndeshjen. Ekipi yne viktime e politikes!Te dashur miq, dje komisioni disiplinor i UEFA-s, ne nje vendim te padrejte sa vet padrejtesia, denoi njelloj agresorin dhe viktimen, Me kete vendim "shplau" Federaten serbe nga racizmi, qe veç sa nuk hengri te gjalle lojtaret tane ne fushe dhe, sic kishte paralajmeruar, e denoi ate per teknikalitet me 3 pike. UEFA, ekipin tone jetim, per te mos thene dhe me teper, e denoi njelloj me ate te Serbise me 3 pike per nderprerje ndeshje, ne nje kohe qe e gjithe bota i pa sulmet shtazore te tifozeve dhe rojeve te stadiumit ndaj lojtareve tane ne fushen e stadiumit, tunelin dhe mjediset e shplodhjes.Keshtu triumfoi racizimi pasi nuk u denua. Ekipi yne ra per se dyti viktime, por kesaj here e politikes. Ky eshte nje vendim i turpshem dhe vetem politik, kryekeput ne funksion te takimit Rama - Vuçiç!! sb8Saimir Tahiri13Petro Koçi12Ardit BidoHumbëm? Ky është lajm i mirë! Veç kështu do të reflektonim dizastrën tonë në marrëdhënie publike ndërkombëtare; pasojat e mosreagimit; pasojat e të qëndruarit me lepepeqe! Përndryshe, sikur të kishin thënë se ndeshja ishte 3:0 për ne, nga euforia do të mendonim se fituam, kur sërish do kishim humbur, shumë më shumë se një ndeshje: dinjitetin kombëtar!ardit-bidoSokol ShametiUEFA = FASCISMsokol-shametiNardi OlliSot ka vetëm një koment për vendimin e UEFA-s: TURP, TURP, SHUME TURP! Paaftësi totale e drejtimit të tempullit të futbollit europian! Vetëm për standard europian nuk flitet më! Platini dhe ekipi i tij, prej sot e tutje janë vetëm drejtuesit e huliganizmit dhe urrejtjes etnike! nardi-olliAlbana VokshiSkandal vendimi UEFAs.Çfarë drejtësie është kjo??!! Çfarë priste UEFA, që lojtarët tanë të ktheheshin në atë fushë, përballe 32 mijë tifozëve me thirrje raciste "vdekje shqiptarëve", që godisnin me çdo mjet rrethanor apo jo, me fuçi baruti të gatshme, dhe me Ivanin e tmerrshëm në fushë, lojtar të 12??Mos prisnin vallë që lojtarët tanë të shkonin drejt vetëvrasjes??!!Ky vendim është skandaloz dhe krijon një precedent të rrezikshëm në sport... albana-vokshiArian GaldiniE shihni që Armando Duka e ka ditur që ne do ta humbasim betejën me UEFA??? Prandaj bënte si Politikan i Paqtë kur deklaronte se nuk na interesojnë 3 pikët... Nuk na e ka fajin UEFA dhe as Platini... Ata kanë si të deleguar të korrupsionit të tyre në Tiranë, Armando Dukën. UEFA sot bëhet Union of Europian Fanatics Anti-Albania. (Unioni i Europianeve Fanatike Antishqiptare.) A lejohet që Shqipëria të bëjë Raport Progresi për UEFA???arian-galdiniEndira BushatiKush zhgënjehet nga vendimi i UEFAs, nuk njeh sa duhet historinë!endira-bushatiJulian DedaUEFA është një plehrë raciste. Na nxori fajtorë. Sipas saj ne bëmë faj që mbrojtën veten dhe identitetin kombëtar. Përfundimisht jemi të vetmuar në mes të Europës. Përfundimisht ne s'ka kush na del zot. A ka ndonjë institucion ku shqiptarët të kërkojnë të drejtat e tyre dhe ti marrin ato? Me sa duket nuk paska. Ky paska qenë fati jonë i keq. Jam pa fjalë, sepse padrejtësia ti bllokon mendimet.julian-dedaMesila Doda10