Korçë, shpejtësia u merr jetën 2 të rinjve, makina në kanal, tre plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e 23 tetorit në aksin rrugor dytësor Drithas-Pojan. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, përkatësisht rreth orës 23 e 30 minuta, ndërsa si pasojë e ketij aksidenti kanë humbur jetën 2 te rinj dhe 3 të tjerë janë plagosur. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Drithas në komunën Libonik, ndërsa automjeti tip ‘Mazda’ me targa AA679IS me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë, duke përfunduar në një kanal.