Gianni De Biasi për Ora News: I zhgënjyer, s'na u dha drejtësi
I zhgënjyer dhe me të drejtë ka mbetur trajneri i Kombëtares se Shqipërisë, Gianni De Biasi, pas vendimit shokues dhe qesharak të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshje e kombëtares sonë me Serbinë.Në një reagim për Ora News, fill pas mësimit të rezultatit, trajneri i i kuq e zinjve u shpreh:"Jam i zhgënjyer për vendimin që ka marrë drejtësia. E mirëkuptoj Komisionin që e ka pasur të vështirë për të pranuar një vendim që do i shihte të humbur në të gjitha frontet( bëhet fjlaë për Serbinë). Na e kanë hequr atë që meritonim në fushëne lojës. Çfarë duhet të ndodhë tani?”Shqipëria ndryshe nga sa pritej jo vetëm që nuk i ka marrë 3 pikët e pritshme në tavolinë, por UEFA e ka ndëshkuar me humbjen 3-0 po në tavolinë. Kombëtarja shqiptare është gjetur fajtore për refuzim të vazhdimit të lojës në përballjen Serbi- Shqipëri në stadiumin e Beogradit më 14 tetor.Për këtë arsye është ndëshkuar me rezultat 3-0 në disfavor duke i dhënë automatikisht fitoren kombëtares serbe.Por ekipi serb i ka gëzuar shumë pak 3 pikët, pasi Komisioni i Disiplinës ka vendosur tia heqë menjëherë duke e deklaruar fajtore për atë çfarë ndodhi në stadium para dhe pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit.Në këtë mënyrë as Shqipëria dhe as Serbia nuk marrin asnjë pikë nga ajo përballje dramatike që zgjati vetëm 42 minuta në fushë e ditë të tëra jashtë saj në Beograd.