Sot vendimi. Kujt do i japë të drejtë UEFA? 4 skenarët për Shqipëri-Serbi

Vendimi i shumë pritur i komisionit të disiplinës pranë UEFA do të jepet sot. Ankthi i shqiptarëve për të kuptuar fatin e takimit të ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet të bëhet publik gjatë ditës.Të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe ja hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës për atë çka ndodhi në Beograd.Federata serbe mbështetet tek droni me flamurin e Shqipërisë ë Madhe, i cili sipas tyre provokoi rëndë popullin serb dhe jo vetëm.Ndërsa Federata shqiptare ka fakte të pakontestueshme, duke filluar nga dhuna fizike e ushtruar ndaj lojtarëve kuqezi, tek koret raciste të cilat nuk reshtën për asnjë moment.Gjithsesi do të jetë dita e sotme, e cila do të përcaktojë më në fund nëse Shqipëria do të marrë 3 pikët e merituara apo gjykimi do të jetë pa baza ashtu si edhe vetë fjalët e presidentit të UEFA-s Michel Platini.Vendimi ishte planifikuar të jepej dje, por u shty për të premten për shkak të dosjeve voluminoze që dy federatat kanë dorëzuar pranë këtij komisioni.Në këtë mënyrë anëtarët e komisionit të disiplinës kanë kërkuar me shumë kohë për të ekzaminuar në detaje çdo gjë të shkruar në dosjet respektive.Skenaret 1-Nëse Serbia është përgjegjëse, si vend pritës, dhe deklarohet fajtore Shqipëria të marrë 3 pikë në tavolinë2- Nëse shqiptarët deklarohen fajtorë për incidentin në fushë, Serbia merr 3 pikë në tavolinë3- Ndeshja të luhet në fushë neutrale, në një kohë që përcaktohet më vonë me publik ose jo4- Ndeshja të përsëritet në Beograd por pa tifozëJa baza e mbrojtjes e FSHF: Nëse dënohemi apelojmë