Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri: Vendimi i UEFA-s skandaloz dhe politik

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, vendimin e UEFA për ndeshjen e ndërprerë në mes Serbisë dhe Shqipërisë, e ka quajtur skandaloz."Sot në mëngjes me njoftoj presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka për vendimin që ka marrë UEFA. Ky është një vendim skandaloz. Është një vendim politik. Nuk e kuptoj këtë vendim", ka thënë Vokrri për KosovaPress."Kur në terren hedhen karrigat, sulmohen lojtarët, dhe UEFA vendos në favor të Serbisë, ky është një vendim skandaloz", tha Vokrri, i cili është i habitur me vendimin e UEFA-së.