Tifozët e Beshiktashit "djegin" Beogradin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2014, 22:20
Shumë tifozë të klubit turk Besiktas kanë dalë në rrugët e Beogradit duke kënduar dhe festuar, teksa serbët që kalonin aty pranë nuk guxonin as të afroheshin.Më herët policia serbe e kishte rrethuar hotelin ku po qëndronin tifozët turq sepse nuk dihej se a do të zhvillohej ndeshja mes Partizanit dhe Beogradit, mirëpo pasi u morr vendimi për luajtjen e ndeshjes, tifozët turq marshuan rrugëve të Beogradit.Media serbe raportojnë se tashmë policia i ka arrestuar dy tifozë turq, dhe pritën edhe arrestime tjera.Sidoqoftë, klubi i Besiktasit po ju hakmerret policisë serbe për arrestimin e tifozëve të saj në fushë, pasi që tashmë ka kaluar në epërsi 0-1 përmes golit të Veli Kavlak, raporton Telegraf.