UEFA shuplakë Shqipërisë. I jep fitoren në tavolinë serbëve. FSHF: Apelojmë
Skandal në kufijtë e të pabesueshmes. Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë takimin me Serbinë. Në një fushë dhunuesi u barazua me të dhunuarinKomisioni i disiplinës i UEFA-s i ka dhënë sot në mëngjes fitoren në tavolinë Serbisë e më pas është dënuar edhe kjo e fundit me -3 pikë.Ora News ka qënë TV i parë që përcolli këtë lajm që padyshim i ka shokuar tifozët shqiptarë. Drejtori i përgjithshëm, Ylli Rakipi përcolli përmes telefonit lajmin gjatë emisionit "Ditë e Re". Pak minuta më pas (ora 10:00, 24 tetor ) vendimi u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së , Ilir Shulku i cili doli në një konferencë për shtyp ."Komisioni disiplinor i UEFA-s ka marrë vendim se Shqipëria humb ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe 100 mijë euro gjobë. Serbisë i hiqen -3 pikë nga klasifikimi, 100 mijë euro gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë."Eshte një vendim absurd. Në një ndeshje futbolli dikush duhet të fitojë. Tani jemi paraleshit me Serbinë. Nuk është e drejtë. Në një fushë dhunuesi u barazua me të dhunuarin" tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.Ndërsa avokati Artan Hajdari tha se siç luftuan lojtarët tanë në fushë, ashtu edhe FSHF do të luftojë deri në fund juridikisht, për të kërkuar atë çka Shqipërisë i takon.Në orën 11:00 UEFA publikoi në faqen zyrtare vendimin: Shqipëria është gjetur fajtore përrefuzim të vazhdimit të lojës në përballjen Serbi- Shqipëri në stadiumin e Beogradit më 14 tetor. Aktualisht Shqipëria ka 4 pikë, Serbia mbetet me 1 pikëJuristi: Vendimi i pararsyetuar Nuk ka dënime për lojtarëtVendimi është dhënë i paarsyetuar dhe do të jepet i arsyetuar brenda 5 ditësh. Do të kemi edhe 3 ditë afat për të bërë ankimimin e tij. Lufta juridike do të vazhdojë dhe ne shpresojmë që drejtësia do të vendoset në vend. 3 pikëshi i takon ekipit tonë. Nuk ka dënime lojtarësh. Do ankimojmë " tha përfaqësuesi ligjor i FSHF-së, avokat Hajdari.[caption id="attachment_407718" align="alignnone" width="640"]
UEFA publikon ne faqen zyrtare vendimin per ndeshjen[/caption]Vendimi Një skandal i përmasave gjigande, në kufijtë e të pabesueshmes. Nga ajo ç’ka ky komision ka vendosur është e qartë se një pjesë të mirë të fajit ia atribuon palës shqiptare, duke injoruar dhunën e pa skrupullt apo koret raciste të cilat e pushtuan për gjatë gjithë kohës stadiumin e Beogradit.Shqipëria është ndëshkuar me rezultat 3-0 në disfavor duke i dhënë automatikisht fitoren kombëtares serbe. Por ekipi serb i ka gëzuar shumë pak 3 pikët, pasi Komisioni i Disiplinës ka vendosur tia heqë menjëherë duke e deklaruar fajtore për atë çfarë ndodhi në stadium para dhe pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit.Në këtë mënyrë as Shqipëria dhe as Serbia nuk marrin asnjë pikë nga ajo përballje dramatike që zgjati vetëm 42 minuta në fushë e ditë të tëra jashtë saj në Beograd.Shqipëria është gjobitur gjithashtu me 100 mijë euro gjobë për dronin me banderolën me hartën e Shqipërisë së madhe dhe për refuzimin e daljes në fushë për të vazhduar lojën.Me 100 mijë euro gjobë është ndëshkuar edhe Serbia por është rënduar edhe me masën disiplinore të luajë 2 ndeshjet e ardhshme të EURO 2016 pa tifozë në stadium. Serbia është dënuar për 6 akuza.Ylli Rakipi: Vendim qesharak. Lobet serbe bënë punën e tyreDrejtori i Përgjithshëm i RTV Ora News Ylli Rakipi e quajti një vendim totalisht politik sa i përket institucionit të UEFA-s. “Duket që degradimi i këtij institucioni nuk është vetëm tek akuzat që u bëhen për korrupsion. Duket se dhe korrupsioni politik tek ky institucion ka arritur kulmet e tij. Lobet serbe bëjnë punën e tyre. Ky është një vendim qesharak me të cilin besoj se do qeshë e gjithë bota. Apelimi do jetë një moment i rëndësishëm, mbase atje do të na rikthehen pikët.”Ora News përcolli e para lajmin për vendimin që mori UEFA.Në video momente gjatë ndeshjesFOTO-Ja disa nga momentet gjatë lojës[caption id="attachment_402497" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Flamuri shqiptar, i fshehur[/caption][caption id="attachment_402498" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Uliganët serbë duke djegur flamurin e NATO-s[/caption][caption id="attachment_402499" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 0:08, Një flamur ku shkruhet; "Kosova është Serbi"[/caption][caption id="attachment_402500" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 41:16, Fishekzjarre të hedhur në fushë nga tifozët serbe[/caption][caption id="attachment_402501" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 35:25, Lojtarët serbe duke u përpjekur të qetësojnë tifozët, arbitri ndërpret lojën[/caption][caption id="attachment_402504" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Porta e stadiumit është e hapur, tifozët hyjnë në fushë[/caption][caption id="attachment_402513" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Në minutën 24:33 ngrihet flamuri grek, për të treguar antishqiptarizmin[/caption][caption id="attachment_402516" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 35:11 Bombë tymuese në drejtim të Agollit[/caption][caption id="attachment_402519" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 45:45, shishe në drejtim të Balajt[/caption][caption id="attachment_402520" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta e 40:58, tifozët serbë tentojnë të hyjnë në fushë[/caption][caption id="attachment_402523" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Minuta 41:57, mbi stadium shikohet një dron[/caption][caption id="attachment_402524" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ivanovic dhe grupi i tij, te mbuluar ne fytyre hyjne ne fushe[/caption][caption id="attachment_402525" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Një administrator i skuadrës së Serbisë gjuan Lorik Canën[/caption]