Kukës, ulen temperaturat, nisin reshjet e dëborës

Kukës - Pas më shumë se 24 orësh reshje shiu, në të gjithë Qarkun e Kukësit temperaturat maksimale dhe ato minimale kanë pësuar rënje të theksuar, duke sjellë edhe reshje të dobëta dëbore në lartësitë 2 mijë metër mbi nivelin e detit.Kështu, sot në mëngjes në zonat e Kalisit, Grykë- Cajës, Shishtavecit, Lekbibajve, Margegajve etj dëbora ka arritur në 5 centimetra, ndërkohë që edhe në këto moment është duke rënë.