Daçiç-Ashton: Takimi i ministrave të Jashtëm dhe Financave do mbahet të enjte ne Beograd

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Beograd do të mbahet të enjten, siç është planifikuar, pavarësisht presioneve që nxiti incidenti i ndeshjes së futbolli Serbi-Shqipëri. Kështu ka deklaruar minsitri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic pas takimit të lamtumirës me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurisë Catherine Ashton.“Të enjten në Beograd do të mbahet takimi me ministrat e financave dhe ato të jashtëm. Takime të tilla të nivelit të lartë tashmë janë bërë normale, dhe nuk quhen më historike, gjë e cila tregon se sa shumë kemi arritur dhe përparuar në normalizimin e raporteve me vendet e rajonit”, tha Daçiç.Ish kryeministri serb ka përmendur kontributin e baroneshës Ashton në arritjen e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën, duke mos harruar t'i japë meritat edhe kryeminsitrit të Kosovës, Hashim Thaci me të cilin ka shpenzuar 430 orë bisedime. Ai kujtoi edhe herën e parë kur shtrëngoi duart me Thacin, duke shtuar se Serbia do të vijojë të implementojë gjithaçka imponon marrëveshja historike mes Prishtinës dhe Beogradit. Daçiç tha se promotorë dhe inspiruese e dialogut mes dy vendeve ka qenë pikërisht Katherine Ashton, duke shtuar se në 24 vjet si politikan, ai kurrë nuk kishte njohur një negociatore kaq objektive. Ndërkohë Baronesha Ashton ka falenderuar Daçiç për guximin e manifestuar në dialogun me Kosovën."Roli im në arritjen e marrëveshjes ishte i vogël, dhe mbase akoma më I vogël në hapjen e bisedimeve për pranimin e Serbisë në BE. I ruroj Serbisë suksese në të ardhmen e saj europiane.”Në fund, në shenjë mirënjohje Daçiç i dhuroi Ashton në takimin e tyre të lamtumirës ikonën e kishës ortotokse serbe, duke uruar që t’i kujtojë asaj gjithmonë Serbinë. Në nëntor postin e Ashton e merr zyrtarisht itlaiania Federica Mogerini.