Tufa: Historinë s'mund ta rishkruajnë ata që e bënë siç donte Enver Hoxha
Tiranë – Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri dhe të tjerë historianë që e kanë shkruar njëherë historinë sipas oreksit të Enver Hoxhës nuk kanë asnjë të drejtë morale ta rishkruajnë atë. Madje, veprat e tyre duhen flakur nga libraritë apo bibliotekat në rastin kur bëjnë thirrje nostaligjike për rikthimin e Enver Hoxhës.I këtij mendimi është Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit. Në një intervistë në “Ora News”, i pyetur për ndikimin e politikës në histori dhe rishkrimin e historisë, Tufa tha:“Mendoj se politika gjithmonë duhet të qëndrojë larg çdo lloj shkence, se shkencat me politikën nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët, por politika duhet të stimulojë, të mbështesë mendimin e ri shkencor dhe konkretisht, për shkencën e historisë ose shkencat humanitare, në të cilat jemi të zhytur deri në buzë në ideologjinë komuniste; duhet që të krijojë sa më shumë alternativa për ta thyer këtë linjë kompakte, që sundon institucionet e ku bën shkencat e historisë, universitetet. Dmth, katedrat e universiteteve, Akademinë e Shkencave. Këta nuk kanë asnjë arsye për të vazhduar t’i mëshojnë asaj pune që e kanë bërë përpara vitit 1990.Janë po ata historianë që e kanë shkruar njëhërë historinë, sipas oreksit të diktaturës dhe të Enver Hoxhës dhe kundër tyre si fakt ngrihet tërë korpusi i veprave të tyre, të cilat unë do të kisha dëshirë që në mënyrë masive të studentëve shqiptarë, të intelektualëve shqiptarë, t’i merrnin ku janë, nga libraritë, nga bibliotekat dhe t’i flaknim në dyert e akademive të tyre në rastin kur ata bëjnë thirrje nostalgjike recidive për rikthimin e Enver Hoxhës.Duhet të përjashtohen fare. Kush ju ka thënë juve që nuk ka të tjerë? Problemi është se ata e kanë shkruar njëhërë historinë e Shqipërisë, nuk kanë asnjë të drejtë morale të vazhdojnë, sepse ata nuk mbulojnë dot gënjeshtrat. Marrim konkretisht, sepse unë jam person që flas konkretisht, e kam këtë komoditet pafund moral dhe të konkretizuar me argumente e fakte.Paskal Milo ka shkruar librin dhe ka marrë gradën, si të thuash, doktoraturën, “Europa e bashkuar, projekte dhe dështime”, viti 1988. Si është e mundur që 13 vjet më vonë, ky autor që ka shkruar këtë libër, ne e kemi Ministër Integrimi të Shqipërisë në BE?!Ne nuk kemi kujtesë peshku dhe dimë t’i ndajmë gjërat morale nga skrupujt e tillë, - theksoi Tufa. -Po të numërojmë varg, veprat e botuara para ’90-ës, jo rastësisht janë këto historianë, si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri, që i lëshojnë më së shumti recidivët për rikthimin, rivlerësimin e figurës e Enver Hoxhës?!”Intervista e plotë e Agron Tufës në Ora Newsar.sh/Oranews.tv